Xhorxh Soros në shënjestër të të djathtave në Europë

Një seri sulmesh i kanë ardhur manjatit multimiliarder amerikan Xhorxh Soros nga të gjitha anët, veçanërisht pas fitores së Trump dhe pas Brexit. Fondacioni i tij për Shoqërinë e Hapur është vënë në shënjestër në shumë vende ku është i pranishëm, sidomos në vendlindjen e tij, në Hungarinë e Orban, por edhe në shumë vende të tjera ku ky fondacion zhvillon aktivitetin e tij prej dekadash, midis të cilave Shqipëria. Ndërkohë, hebreo-amerikani Soros ka pësuar disa goditje të njëpasnjëshme financiare. Por kjo nuk e ka penguar manjatin e famshëm të hadge fund të operojë në bursë, në mënyre krejt legale, mbi tituj dhe pjesë të rëndësishme të ekonomisë e financave të disa vendeve. Një ndër target më të fundit të Sorosit u bënë titujt e Ing Groep NV të Hollandës, një grup i fuqishëm, një institucion i ekonomisë hollandeze dhe titujt e Deutsche Bank AG, të cilët, menjëherë pas Brexit, ndryshe nga sa mendohej, humbën 14 % të vlerës së tyre dhe Soros i ripastroi.

Ardhja e Trump në pushtet bëri që Soros të humbë rreth  një miliardë dollarë në stok spekulativ. Ai vetë pohoi këtë dhe shpjegoi se si ndodhi gjatë punimeve të World Economic Forum di Davos në Zvicër.

Duket se Hollanda është veçanërisht në qendër të aksioneve spekulative të Soros në këtë periudhë delikate për politikën e këtij vendi. Vendi po përballon probleme jo të vogla, veçanërisht socialë, me dyndjen e madhe të emigrantëve nga vendet muslymanë. Kjo ka bërë që të rritet presoni dhe zëri i së djathtës ekstreme në vend e cila në sondazhet elektorale figuron në rritje. Kjo forcë politike akuzon fondacionin dhe ONG-të  e Xhorxh Soros, propaganduese të shoqërisë së hapur dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve, si shkak për gjendjen e vështirë sociale në Hollandë në këtë periudhë. Lideri i së djathtës ektreme hollandeze Geert Wilders ndjek gjithnjë vijën e ashpër kundër emigrantëve, kundër BE-së dhe monedhës së përbashkët Euro. Ai është vetëshpallur aleat i Trump. Nëse për shkak të politikës së dyerve të hapura, të ndjekur, sipas së djathtës ekstreme, nga pasuesit e Soros në Hollandë, në këtë vend tradiconalisht demokratik do të fitojë kjo forcë politike në zgjedhjet që po afrojnë, për Europën do të vijojnë ditë më të vështira pasi një ndër objektivat kryesorë të së djathtës ekstreme edhe në Hollandë është dalja nga BE. Në këtë periudhë, në të gjithë Vendet e Ulta klima antisorosiane ka përfshirë të gjithë jetën politike. Kryeministri i së djathtës së moderuar Rutte ka paralajmëruar së fundmi emigrantët që nuk pranojnë të integrohen në shoqërinë hollandeze. “Ua them të gjithëve: nëse nuk ju pëlqen këtu, nuk ju pëlqen ky vend, ikni! Kjo është rruga juaj. Nëse jetoni në një vend në të cilin mënyra e të trajtuarit të tjetrit ju bezdis, ikni! Nuk është e domosdoshme tërrini!…” Rutte ka shprehur përçmim veçanërisht për kë “sulmon homoseksualët, gratë me minifund dhe kë i konsideron qytetarët e zakonshëm hollandezë racistë”. Rutte ka lënë pak vend për të dyshuar se kujt i drejtohet: emigrantëve myslimanë të sapoardhur. “ me ardhjen e masave të mëdha të refugjatëve pyetja lind spontanisht: Vendet e Ulëta do të mbeten edhe më pas Vende të Ulëta?”

Fjalët e kryeministrit aktual hollandez, mbështetës i njohur i UE-së, i NATO-s dhe i Bankës Botërore, kanë në mes shprehjen e reagimit të një shoqërie tashmë të saturuar nga të ardhurit myslimanë dhe mënyra me të cilën ata kërkojnë t’i imponohen kësaj shoqërie.

Soros e sheh megjithatë Hollandën si një ndër target më të preferuar të spekulimeve të tij në bursë. Nëse manipulimi financiar sorosian do t’i shtohej stresit nga emigracioni dhe rregullave të rrepta të vendosura nga BE, ka shumë të ngjarë që votuesit hollandezë të optojnë në maxhorancë për  të djathtën ekstreme në zgjedhjet e ardhshme.

Rusia ishte vendi i parë në Europë që i hoqi maskën prej Babagjyshi të Vitit të Ri Fondacionit Soros për  Rusinë dhe ONG-ve të ndryshme të lidhur me të.  Autoritetet ruse nuk përdorën terma të mjegullt kur e nxorrën fondacionin Soros jashtë dere; ata e akuzuan atë për ndërhyrje në politikën ruse. Plani i parë i Soros për Rusinë ishte krijimi i lëvizjeve në sheshet e qyteteve sipas modelit “Mejdan” ukrahinas.  Në Nëntor të 2015-tës, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm rus ndalli aktivitetin e Open Society Institute  të Moskës dhe të të gjitha degëzimeve të tij me motivin e kërcënimit të rendit kushtetues dhe të sigurisë kombëtare të Rusisë. Më pas, stafetën antisorosiane e mori kryeministru hungarez Viktor Orban i cili më pas u pasua edhe nga liderë politikë të Polonisë e të Republikës Çeke. Orban e ka akuzuan Sorosin si mendja e invazionit të emigrantëve myslimanë në Europë. Për më tepër kryeministri hungarez kërcënoi me ekspulsion nga Europa të të gjitha organizatave joqeveritare të mbështetura e të financuara nga Soros. Edhe ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevskij, i detyruar të jape dorëheqjen për shkak të presionit të manifestimeve, sipas tij,  të frymëzuara nga Soros, doli hapur në publik kundër manjatit. Ai madje shkoi edhe më tej duke deklaruar se një gjë të tillë Soros  “nuk e bën vetëm në Maqedoni, por në gjithë Ballkanin, në të gjithë Europën Lindore dhe tani së fundi edhe në SHBA. Nga sa kam lexuar, në disa vende e bën për arësye materiale e financiare, për të fituar shumë para, ndërsa në vende të tjerë për motive ideologjikë”.

Në Poloni, ku Soros kishte shumë influencë, një parlamentare e Partisë për Drejtësi i së djathtës në pushtet, zonja Kristina Pavkovicz ka kërkuar që Xhorxh Sorosit t’i hiqet titulli “Komandant i Urdhërit të Yllit të Republikës së Polonisë”, titulli më i lartë që në këtë vend mund t’i akordohet një të huaji. Deputetja polake shkoi më tej ndërsa u shpreh se organizatat e Soros në këtë vend “financojnë elementët antidemokratikë e antipolakë për të goditur sovranitetin dhe kulturën kristiane të vendit” Presidenti çek Milos Zeman deklaroi në një intervistë vitin e kaluar se “disa prej aktiviteteve të tij (të Sorosit) janë të paktën të dyshueshme dhe kujtojnë çuditërisht interferencën e huaj në punët e brendshme të vendit. Organizimi i atyre që janë të njohura si revolucionet me ngyra në vende të veçanta është një hobby interesant, por që u krijon më shumë dëme se sa u sjell benefite vendeve të interesuar”. Zeman është i mendimit se Soros kish projektuar një revolucion me ngjyrë edhe në Republikën Çeke.

Aivars Lemberg, kryebashkiak i  Ventspils në Letoni dhe lider i Bashkimit Jeshil e të Fshatarëve kërkoi që Soros dhe ONG-të e tij të ndalohen në Letoni pasi dy nga publikimet e tyre “Delna” dhe “Providus” bëjnë propagandë në favor të mirëpritjes së emigrantëve myslimanë në këtë vend.  Në Lutuaninë fqinje me Letoninë, janë për më tepër laburistët ata që kërkojnë  të vihen zyrtarisht në dyshim aktivitetet e Soros. Disaparti politike lituaneze konsiderojnë se organizatat e Soros janë specializuar “jo për të konsoliduar, por për të ndarë shoqëritë”.

Është mëse e njohur se Kina Popullore i ka mbyllur derën që në fillim fondacionit Open Society të Sorosit. Manjati multimiliarder nuk ka tashmë natyrisht as simpatinë e Kryeministres së re britanike Theresa May.

Në Shqipëri Open Society ka një  histori të gjatë. Soros ka infiltruar në Shqipëri shumë kohë para rënies së komunizmit dhe vetëm u instalua zyrtarisht pas rënies së tij. Në Open Society ka kaluar dhe është formuar një pjesë jo e vogël e klasës së majtë politike të vendit dhe influenca e Sorosit është e madhe në tërë impiantin kulturor dhe edukativ të vendit. E djathta shqiptare nuk e ka kufizuar asnjëherë aktivitetin e organizatave sorosiane në Shqipëri, por as edhe e ka bërë të vetën filozofinë sorosiane të zhvillimit. Soros njihet si babai pagëzues i liderve të majtë në pushtet në Tiranë dhe në mënyrë të privilegjuar ka marrë pjesë në eventet personalë të jetës së tyre, siç ishte edhe martesa e dytë e kryeministrit të majtë aktual Rama.

Një element i veçantë tërhoqi vemendjen ditët e fundit në Tiranë; gjatë një sërë replikash publike midis ambasadorit aktual amerikan Donald Lu  dhe Institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme  të Republikës së Shqipërisë, kjo e fundit e akuzoi drejtpërdrejt ambasadorin amerikan për ndërhyrje sorosiane dhe aspak diplomatike në punët e brendshme të këtij institucioni të pavarur. Segmente të  Tiranës së vogël zyrtare kërkojnë të shprehin dy gjëra me të njejtin gjest: t’i demostrojnë lidershipit të ri amerikan se sa thellë janë infiltruar elementët sorosianë në administratën e Departamentit të Shtetit dhe se nuk janë më të predispozuar të pranojnë ndërhyrje të tilla. Po ashtu në Maqedoni është kërkuar me forcë ditët e fundit ndërrimi i ambasadorit amerikan, për përkrahjen, sipas shtypit të  djathtë  vendas,  që u jep forcave sorosiane dhe ndërhyrje të ngjashme në institucionet e këtij vendi.

Era Trump ka filluar të fryjë edhe në këtë  qoshe të errët të  Europës, në Ballkanin e margjinuar.

 

Redaksia Impakt.al