WhatsApp vjen me risi në dërgimin e mesazheve

Përditësimi i ri që po sjell Whatsapp me siguri do ju pëlqejë.

Sa herë ju ka ndodhur të jeni penduar për një mesazh që keni dërguar? Me siguri shumë herë.

Mirëpo WhatsApp e ka gjetur zgjidhjen dhe së shpejti do të mund t’i bëni “Unsend” ose “Delete” mesazheve. Por prisni.

E keqja është se mesazhet mund të fshihen vetëm brenda 5  minutave nga koha që e keni dërguar mesazhin. Gjithashtu edhe mesazhet që janë lexuar nga marrësi nuk mund të fshihen.

Për këtë arsye WhatsApp po punon për të sjellë “Unsend” për sistemet IOS dhe Android ku pritet të funksioniojë për të gjitha llojet e mesazheve të dërguara si tekst, foto, video dhe dokumente.