Vlorë – fuoristrada përfundon në det bashkë me gomonen me hashash

Mëngjezin e sotëm pranë zonës së plazhit të vjetër në Vlorë, policia njofton se u gjet një makinë e tipit “Jeep” me targa italiane brenda në det.

Sakaq rreth 1 kilometër larg vendit ku u gjet fuoristrada, pak më vonë, Drejtoria e Kufirit ka gjetur një gomone 5 metra të gjatë të ngarkuar me hashash pa persona në bord.

Dyshohet se automjeti ka tentuat të tërheq gomonen e cila ka ngecur në cekëtinën e Plazhit të Vjetër si pasojë e ngarkesës së kannabisit.

Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike të sekuestruar, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet.