Vitamina D dhe parandalimi onkologjik

 

Një Komitet i Institutit të Mjekësisë (IOM), i ngarkuar për të studjuar nevojwn për Vitaminën D të popullsisë së Amerikës së Veriut, ka ekzaminuar shenjat sipërfaqësore që lidhin Vitaminën D me shëndetin e skeletit dhe të aparateve të tjerë të trupit të njeriut.

Komisioni ka nxjerrë si konkluzion që Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe ky rezultat përbën një bazë të fortë për përcaktimin e nevojës së popullsisë.

Megjithatë, rezultatet që nuk kanë të bëjnë me skeletin midis se cilave tumori, sëmundjet vaskulare, diabeti dhe sëmundjet autoimune, janë treguar jo vetëm jokoherente dhe të pamjaftueshme, por edhe të varura nga rastësia.

Në bazë të rëndësisë së Vitaminës D për shëndetin e kockave, kuotat dietetike ditore që rekomandohen (RDA) janë 600 UI në ditë për personat nga 1 në 70 vjeç, dhe 800 UI në ditë për personat mbi 70 vjeç, shifër që i korrespondon një niveli sierik prej 25-idroxyvitamina D të paktën 20 ng/ml (50 nmol/l).

Për shkak të larmisë së variacioneve të sintezës në lëkurë të Vitaminës D dhe të rreziqeve të njohura të tumoreve të lëkurës, RDA-të (kuotat ditore të rekomanduara) janë nxjerrë mbi bazën e një ekspozimi minimal në diell.

Komisioni nga ana tjetër ka konkluduar që, një prevalencë e mangësisë së Vitaminës D në Amerikën e Veriut është mbivlerësuar. Pjesa më e madhe e amerikanëve të Veriut ka koncentrime sierike të 25-idroxyvitamines D më të larte se 20 ng/ml, të përshtatshme për shëndetin e kockave për të paktën 97,5% të popullsisë.

Rishikimi global i kryer nga Komisioni për sa i përket shfaqjeve që kanë të bejne me rolin e Vitamines D në parandalimin e kancerit, ka nxjerrë në pah që kerkimi është jokoherent dhe nuk vendos një raport shkak-pasojë.

Studime të tjera të kohëve të fundit kanë nxjerrë konkluzione të ngjashme.

Nuk ka rezultuar ndonjë studim klinik i rastesishëm dhe i gjerë mbi Vitaminën D që të jetë përfunduar duke konsideruar tumorin si rezultat primar të pritshëm.

Pjesa më e madhe e të dhënave vjen nga studime laboratorike, ndërlidhje ekologjike dhe kërkime e vëzhgime të kujdesshme të nivelit sierik të 25-idroxyvitamines D shoqëruar me shfaqje të tumorit.

Edhe pse vlerësimi i niveleve sierike mbetet një tregues i nevojshëm për ekspozimin ndaj Vitaminës D, studimet e shoqërueshme kanë limite të rendësishëm. Në veçanti, nivele të ulëta sierike të 25-idroxyvitamines D janë të lidhura edhe me faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e tumorit, përfshirë obezitetin (Vitamina D mbetet në indet dhjamore) , mungesën e aktivitetit fizik (e lidhur me sasinë e pamjaftueshme të kohës që kalohet në ajër të pastër dhe ekspozimin e pakët në diell), pigmentin e errët të lëkurës (lëkura sintetizon më pak Vitamine D në raport me ekspozimin ndaj diellit), si edhe dietën apo praktika të integratorëve shtesë.

Faktorët që sjellin ngatërrime të mëtejshme mund të dalin, nëse kushtet e një shëndeti të keq ulin pjesëmarrjen në aktivitete në ajër të pastër dhe në ekspozimin ndaj diellit, apo paragjykojnë dietën, me ulje të metëjshme të nivelit të Vitaminës D. Shoqërimi, për më tepër, nuk mund të trëgojë ndikimin e rastësisë.

Shume mikroelemente ushqimorë që dukeshin premtues në studime më qëllim vëzhgimi (për shembull, beta-Karoteni, Vitamina C dhe E, Acidi Folik dhe Seleni) nuk kanë rezultuar të përshtatshëm për reduktimin e rrezikut të tumorit në studime klinike të rastesishme, dhe disa kanë rezultuar të dëmshme kur janë marrë në doza të larta.

Teoria sipas së cilës Vitamina D mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit është biologjikisht e pëlqyeshme.

Studimet e kryera mbi kultura qelizore dhe modele eksperimentale sugjerojnë që Kalciotriolo ndihmon në ndarjen qelizore, pengon shumëzimin e qelizave tumorale dhe shfaq veti antiinflamatore, proapoptotike dhe antiangiogenike.

Këto rezultate sugjerojnë por nuk tregojnë, që Vitamina D ka një rol në parandalimin e zhvillimit të tumorit apo në ngadalësimin e progresit të tij.

Edhe pse shumë studime me qëllim  vëzhgimi lidhin nivelet e ulëta sierike të 25-idroxyvitamines D me rastet e shfaqjes së tumorit dhe të mortalitetit, këto lidhje dalin në pah në një numër shumë të ulët në këto studime të rastësishme.

Tre studime mbi Vitaminen D, midis të cilave nj studim krahasues midis nj kombinimi të Vitaminës D me Kalcium dhe Kalcium vetëm, kanë vlerësuar daljen e tumoreve të diagnozave të reja apo vdekshmërinë për shkak të tumorit si rezultet dytësor, por nuk ka pasur rezultate.

Per sa i përket, në veçanti, rrezikut të tumorit në gji, tre studime në grup me qëllim vëzhgimi, të niveleve plazmatike të 25-idroxyvitamines D kanë dhënë rezultate jo të konsiderueshme: një studim i vogël ka nxjerrë në pah një shoqërim invers, dhe një studim tjetër i gjerë nuk ka gjetur ndonjë tendencë të përgjithshme, vetëm një shoqërim invers në një nëngrup.

Një shoqërim invers i vëzhguar në një studio është zhdukur mbas vendosjes sipas masës trupore dhe aktivitetit fizik.

Vetëm një studim i rastësishëm (studimi Women’s Health Initiative, WHI) ka qenë mjaft i gjerë për të vlerësuar tumorin në gji si rrjedhoje indipendente, apo dytësore; në kompleks, nuk ka treguar asnjë efekt domethënës mbi rritjen e shfaqjeve të tumorit  në gji (hazard ratio, HR=0.96) apo të vdekshmërisë që lidhet me të (HR=0.99).

Mbas ndarjes në shtresa të popullsisë së marrë në ekzaminim bazë në lidhje me marrjen e Vitaminës D (dieta plus integratore tose shtesat), kërkuesit kanë gjetur që gratë që marrin vlerat më të ulëta në bazë kishin një rrezik më të ulët për të zhvilluar tumor të gjirit me ndërhyrje (HR=0.79), ndërkohë që gratë që merrnin doza më të larta në bazë (më të larta apo njësoj me 600UI ditore) kishin një rritje të ndjeshme të rrezikut (HR=1.34; nga nderveprimi=0.003).

Studime me qëllim vëzhgimin e niveleve sierike të Vitamines D dhe të tumorit të zorrës së trashë-rektum janë në përgjithësi në ngarkim të një shoqërimi invers.

Sipas një meta-analize të të dhënave perspektive të nxjerra nga pesë studime, subjektet me një nivel sierik të 25-idroxyvitamines D prej 33 ng/ml apo më të lartë kishin gati 50% të rrezikut për të zhvilluar tumor kolon-rektum në krahasim me ata me nivele 12 ng/ml apo më të ulët. Studimi i kohëve të fundit European Prospective Investigation into Cancer and Nutrition ka treguar një shoqërim invers të ngjashëm.

Një studim perspektiv i Japan Public Health Center nuk ka gjetur një lidhje inverse midis niveleve plazmatike të 25-idroxyvitamines D dhe shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, edhe pse ka dalë në pah një shoqërim invers me tumorin e rektumit.

Shfaqjet e dukshme të studimeve të rastesishme janë të kufizuara.

Në një studim britanik  është konfrontuar Vitamina D3 me placebo-n; Ndërhyrja nuk është i është shoqëruar një incidence të ndryshme të karcinomës kolorektale (rreziku relativ, RR=1.02).

Në të njëjtën mënyrë, në studiai WHI, Kalcium plus Vitamina D3 nuk e ka reduktuar incidencën e kancerit të kolon-rektumit (RR=1.08) apo vdekshmerinë që lidhet me të (RR=0.82).

Sadoqë studimet ekologjike të sugjerojnë që vdekshmëria për tumorin e prostatës të jetë në përpjestim të zhdrejte me ekspozimin në diell, studime analitike me qëllim vëzhgimi të niveleve sierike të 25-idroxyvitamines D dhe kancerit të prostates nuk e kanë mbeshtetur këtë hipotezë.

Në total, 8 nga 12 studime rastesh- kontrolli të mbivendosur, nuk kanë treguar ndonjë shoqërim midis niveleve sierike të bazës së 25-idroxyvitamines D dhe kancerit të prostatit, vetëm njëri ka treguar një shoqërim invers domethënës.

Kohët e fundit një analizë rasti-kontrolli e mbivendosur e të dhënave të studimit ATBC (Alpha-Tocopherol, Beta-Carotene Cancer Prevention Study) ka treguar mungesë të shoqërimit.

Nga ana tjetër, një meta-analize e 45 studimeve me qëllim vëzhgimi mbi ngrënien e qumështit e nënprodukteve të tij si dhe rrezikut të tumorit të prostatit, nuk ka treguar ndonjë shoqërim domethënës me marrjen e Vitaminës D në dietë.

Nuk janë identifikuar studime klinike të rastësishme të konsiderueshme.

Projekti VDPP (Cohort Consortium Vitamin D Pooling Project of Rarer Cancers) nuk ka evidentuar ndonjë lidhje të dukshme midis koncentrimeve sierike të larta të 25-idroxyvitamines D dhe uljes së rrezikut për tumoret me pak të zakonshme, midis të cilëve ai i endometrit, i ezofagut,i stomakut, i veshkës,i pankreasit, dhe tumore në ovaret dhe linfoma jo-Hodgkin (që të marra së bashku përfaqësojnë gati gjysmën e të gjithë tumoreve në të gjithë botën).

Nga ana tjetër, relacioni ka dhënë prova të mjaftueshme të një rritjeje të konsiderueshme të rrezikut të kancerit në pankreas me nivele të larta të 25-idroxyvitamines D (më të lartë ose të barabartë me 40 ng/ml).

Është vënë në dukje, për më tepër, një rritje e rrezikut të kancerit të ezofagut me nivele të larta të 25-idroxyvitamines D.

Megjithë besueshmërinë biologjike dhe entuziazmin e përhapur, Komiteti i Institutit të Mjekësisë është i mendimit që rezultatet që kanë të bëjnë me reduktimin e shfaqjes së kancerit dhe vdekshmëria që lidhet me Vitaminen D, të jenë të pakonsiderueshme, që nuk japin rezultate dhe të lidhura me rastësinë.

Aktualisht janë në kryerje e sipër studime për të vlerësuar nëse marrja shtesë e Vitaminës D në një dozë të moderuar ose të lartë mund të jetë efikase për parandalimin e tumoreve.

 

Impaktl.al