Vezët – ky ushqim i kompletuar

Vezët janë një ushqim shumë i përdorur për shkak të vlerave të tyre të larta ushqyese dhe pasurisë në macro dhe mikronutrientë.

Ato kanë përgjithësisht një përmbajtje kalorike relativisht të ulët; gatuhen shpejt dhe mund të zënë vend në një mori pjatash dhe recetash.

Falë edhe kostos së ulët të këtij produkti, konsumi i vezëve është relativisht i lartë. 99% e vezëve që ofron tregu janë të pulave, si në gjendje të mbarështuar në kapanone, ashtu edhe në gjendje të lirë. Një pjesë shumë e vogël e popullsisë përdor vezë patash, rosash apo të shpendëve të tjerë.

Veza ka një përmbajtje shumë të lartë proteike dhe, përveç Vitaminës C me të cilën është e varfër; ajo përmban një kompleks të tërë vitaminash, mineralesh, enzimash, prekursorësh, ecc. E kuqja e vezës është shumë e pasur me hekur plotësisht të absorbueshëm, por edhe me kolesterol. Kjo do të thotë se sa e rëndësishme është proteina e kolesterolit për zhvillimin e një organizmi të ri; ndryshe nuk do të kishte kuptim që kjo proteinë të ndodhej në përqindje relativisht të lartë në vezë. Natyra nuk lejon asgjë të tepërt e të dëmshme,sidomos në origjinë!

Veza është burim i acideve të yndyrtë të poliinsaturuar, të cilët janë të rëndësishëm për sistemin e enëve të gjakut dhe të zemrës. Po ashtu, është burim acidi oleik dhe vitamine D. Sasia e tyre varet nga ushqimi i përditshëm i pulës.

Vezët janë një ushqim i posaçëm për indet e flokëve, të thonjve e të mushkërisë, për shkak të përmbajtjes së lartë në aminoacide të sulfuruar, në albuminë, në oligoelementë dhe në vitamina të grupit B. Po ashtu përmbajnë Kolinë, një substancë esenciale per sistemin nervor, veçanërisht atë të personave të moshës së tretë.

Një vezë peshon mesatarisht 70 – 80g dhe përmban rreth 128 kkal. Rreth 50% e vezës është e përbërë nga albumi, ndryshe e bardha e vezës, një përzjerje proteike e aftë të përthithë në mënyrë të vazdueshme ajër, duke bërë të mundur krijimin e asaj shkume që formohet gjatë rrahjes së vezës. E kuqja është e pasur në yndyrna, në lecitinë dhe përdoret si ushqim stabilizant në shumë receta kuzhine.

Vezët mund të gatuhen në shumë mënyra, më vete apo bashkë me ushqime të tjerë të cilëve u japin shije dhe pasuri në përmbajtje. Ato mund të shoqërojnë si proteinat, ashtu edhe karboidratet dhe perimet e çdo stine.

Vezët e përftuara nga industrializimi i mbarështimit të pulave duhet të jenë të shoqëruara me një certifikatë që duhet të përmbajë:

Metodën e mbarështimit
Vendin e prodhimit
Datën e skadencës.

Është i pakëshillueshëm, përdorimi i vezëve me prejardhje të pakontrolluar dhe pa të dhënat e mësipërme, për shkak se mund të bëhen përçuesë të ngarkesave bakterike me pasoja të rënda për organizmin, sidomos të fëmijëve.