Ushtria franceze stërvit shqiponja kundër sulmeve me dron (video)

Të shqetësuar nga kërcënimet në rritje të dronëve për sulme terroriste apo spiunazhi, ushtria franceze po shqyrton të gjitha mundësitë e mbrojtjes. Prej gjashtë muajsh, në bazën e forcave ajërore të Mont-de-Marsan në jug të Francës, po stërviten katër shqiponja për të kapur këto pajisje të telekomanduara.

“Shqiponjat janë duke përparuar mirë, rezultatet janë inkurajuese”, analizon Komandant Christophe.

D’Artagnan, Athos, Porthos dhe Aramis (emra personazhesh nga Tre Muskultierët) janë rritur dhe ushqyer mbi dronë, për të krijuar një asociim mes ushqimit dhe mjeteve fluturuese.

Deri në qershor të 2018-ës, ato do të jenë dy metra të gjata dhe do të fluturojnë me shpejtësi deri në 90 km/h.