Trump flirton me gazetaren irlandeze në Zyrën Ovale

Flirt gjatë një telefonate diplomatike në Zyrën Ovale nuk është për të gjithë.

Presidenti Donald Trump po fliste në telefon me kryeministrin irlandez, teksa një moment ai ka ndëprerë telefonatën për ti bërë kompliment gazetares irlandeze që ndodhej aty duke i thënë “buzëqeshje e bukur”.

Më pas Trup i tha “Hajde këtu, Afrohu. Nga je? -Një gazetare e bukur nga Irlanda” – i drejtohet Trump reporterëve.

Trump i rikthehet bisedës me kryeministrin irlandez duke i shprehur edhe simpatinë e tij për gazetaren: “Ka një buzëqeshje të mrekullueshme, vë bast që kujdeset për veten” .

Gazetarja e cila ka tërhequr vëmendjen e presidentit amerikan është Caitriona Perry, korrespondente e radios RTE nga Uashingtoni, ku ajo u zhvendos me burrin e saj në vitin 2014 duke lënë Dublin. Gazetarja, 36 vjeçare, tashmë ishte shquar për bukurinë e saj dhe elegancën gjatë ceremonive në natën e Oscar.