Troket dimri, breshëri bllokon Llogaranë

Policia Rrugore njofton se në aksin rrugor të Llogarasë qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi pasi ka një prezencë të madhe rreshjesh prej kushteve jo të mira atmosferike.

Konkretisht, në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej rreshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtresë e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset  më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.

Janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi.

Njoftohen të gjithë udhëtarët të cilët kanë intinerarë të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.