Tony Blair  – “humor anglez” me britanikët

 

 

Tony Blair nuk del kollaj nga skena dhe nga roli i tij i ri prej këshilltari. Këtë rradhë ndaj kombit “të tij”, britanikëve, të cilët sipas tij kanë votuar në referendumin që çoi në Brexit  “në bazë të njohurive të pamjaftueshme” .

 

Konstatimi se britanikëve u kanë munguar njohuritë e nevojshme e ka çuar ish kryeministrin britanik të ndërmarrë një fushatë për t’i informuar më mirë ata për kushtet dhe pasojat e daljes nga BE-ja.

 

Blair është i bindur se vullneti i popullit britanik mund të ndryshojë, mund të modifikohet dhe se qëndrimi i qeverisë së Theresa May sipas të cilit Brexit tashmë është i pandryshueshëm më, nuk është i vërtetë. Blair sheh akoma margjine legalë  të rikthimit mbrapsht në BE dhe kërkon të mobilizojë një lëvizje të tërë masive për të shtrënguar qeverinë që të ndërrojë kurs.

 

A është e mundur kjo?

Vëzhguesë që njohin mirë lodrat politike të Blair insinuojnë se ish kryeministri, i zhvlerësuar tashmë sa s’ka më në sytë e publikut britanik, ka më së shumti nevojë të mbushë arkën e tij me fonde se sa të bindë britanikët që të kthehen mbrapsh nga vendimi referendar i tyre për të dalë nga BE.