TOB, një bashkëproduksion me Operan e Vjenës

Anëtarësimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe baletit në Opera Europa sjell frytet e para në një bashkëproduksion të operas shqiptare me operan shtetërore të Vjenës. Ndonëse drejtoresha e TOB Zana Çela shprehet se është ende e rezervuar, ajo konfirmon qe 2018 do të sjellë një bashkproduksion konkret edhe në kuadër të kremtimit të përvjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Austrisë.

Në një takim me gazetarët, ajo pohoi negociatat me drejtorin e operas shtetërore të Vjenës që do të nisin edhe me një premeirë baleti të balerinit të parë të Operas së Vjenës, shqiptarin e talentuar Eno Peçi. Edhe pse pa teatër, sezoni artistik i operas do të mbahet gjallë nga opera “On Tour” si dhe ndërkohë, do të kremtohet me një koncert me perlat e muzikës dhe valles shqiptare, 60 vjetori i krijimit të ansamblit.