Thaçi-Vuçiç: dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

Të pranishëm të dy në Forumin  Ekonomik Botëror në Davos, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë  Aleksandar Vuçiç.zhvilluan një takim midis tyre.

“Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve”, shkruan Thaçi  dhe vazhdon se “kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin”.

Nuk ka akoma pronincime zyrtare të Presidentit serb mbi këtë takim, i cili nuk do të ketë qënë i lehtë, pas ndërprerjes së njëanshme të bisedimeve nga ana e delegacionit serb në Bruksel, për shkak të vrasjes së Iovanoviç, eksponent  politik serb në Mitrovicën e Veriut, vrasje mbi të cilën po hetojnë organet kompetente.