Strategjia e re për turizmin 2018-2020

Prezantohet strategjia e re për zhvillimin e Turizmit 2018-2020. Ministri Klosi pati një takim me përfaqësues të bashkive dhe tur operatë, për një draft që do të rregullojë veprimtarinë turistike në vend.

Drafti përcakton rrugën nëpër të cilën do të ecë zhvillimi i turizmit në vendin tonë duke sjellë  për herë të parë një dokument ku shkruhet qartë mënyra se si do të zhvillohet turizmi në 12 muaj të vitit, dhe si industria turistike do të shndërrohet në degën kryesore të të ardhurave në ekonomi

Në fjalën e tij ministri tha se viti 2018 pritet të sjell një rritje të numrit të turistëve me 15 deri në 20%, por kjo shifër është e pamjaftueshmen Nëse duam që në pesëvjeçarin e ardhshëm Shqipëria të shikohet si një destinacion i vërtetë turistik europian, duhet të menaxhojmë shumë herë më mirë fuqitë tona.

“Në qoftë se ne duam që në pesëvjeçarin e ardhshëm, Shqipëria të shikohet si një destinacion i vërtetë turistik europian, ne duhet të menaxhojmë shumë herë më mirë fuqitë tona, burimet njerëzore, këtë rrjet që jeni këtu me njerëz që punojnë çdo ditë me turizmin, natyrisht me politikat që ndërton institucioni ynë. Dhe ky mendoj është edhe thelbi i strategjisë sonë. Sa të mundur e kemi që të ne të rakordohemi me njëri -tjetrin dhe të vendosim disa piketa në menaxhimin e biznesit  të turizmit në Shqipëri”, tha ministri.

Ministri u kërkoi bashkive të identifikojnë zonat turistike dhe fermat agroturistike dhe t’i sjellin për aplikim pranë ministrisë për të marrë mbështetjen financiare që ofrohet nga qeveria.

“Unë do t’u bëj një letër të gjithë kryetarëve të bashkive së bashku me ministrin Peleshi për të kërkuar kontributin e çdo institucioni lokal për të evidentuar dhe për të nxitur në zona me histori apo me potencial, zhvillimin e këtij lloj turizmit. E kemi shumë të nevojshme që të krijojmë një rrjet të pikave ku kemi zona dhe ferma agroturistike”, tha ministri.