Statistikat e kulturës për 2017-ën, 173 mijë spektatorë nëpër shfaqje

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT) mbi kulturën tregojnë se numri i spektatorëve u rrit me 60 mijë krahasuar me vitin 2016 duke arritur në 173 mijë gjithsej.

Teatri Kombëtar rriti numrin e shfaqjeve, me rreth 21.2%, ndërsa mirëpriti 10 mijë spektatorë më shumë.

Në Teatrin Kombëtar eksperimental pati 320 shfaqje dhe numri i spektatorëve u rrit me 10.6%.

 

Numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e katërt 2017 është 335, i barabartë me numrin e shfaqjeve në tremujorin e katërt 2016. Në vitin 2017, numri i shfaqjeve/ekspozitave është 831, duke pësuar një rënie me 13,5 % në krahasim me 2016. Në tremujorin e katërt 2017 numri i spektatorëve është rreth 102 mijë, duke pësuar rritje me 69,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i spektatorëve në vitin 2017 është 173.594, me një rritje prej 52,6 % krahasur me 2016.

Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e katërt 2017 është 304 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 69,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Për vitin 2017, pjesëmarrja mesatare ka pësuar një rritje me 76,5 % krahasuar me vitin e mëparshëm.

Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 132 shfaqje/ekspozita në tremujorin e katërt 2017. Numri i spektatorëve në tremujorin e katërt 2017, është 17.389, duke shënuar rritje 33,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Numri mesatar i spektatorëve gjatë tremujorit të katërt 2017 është 132 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rritje prej 32,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Për vitin 2017 numri më i lartë i shfaqjeve kulturore është realizuar nga Teatri Kombëtar Eksperimental, 320 shfaqje/ekspozita, me një rënie me 5,3 % krahasuar me 2016. Numri i spektatorëve për vitin 2017 është 29.936, me një rritje prej 10,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i shfaqjeve kulturore të realizuara nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në tremujorin e katërt 2017 është 61 shfaqje/ekspozita, duke shënuar rritje me 45,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Në tremujorin e katërt 2017, numri i spektatorëve është 28.000 duke shënuar rritje me 162,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Numri mesatar i spektatorëve në tremujorin e katërt 2017 është 459 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rritje me 80,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i shfaqjeve të realizuara nga nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në 2017 është 99 shfaqje/ekspozita, duke shënuar rënie me 24,4 %, krahasuar me vitin 2016. Për vitin 2017 numri i spektatorë/vizitorë është 49.284 me një rritje 177,3 % krahasuar me 2016.

Numri i vizitorëve në muze në tremujorin e katërt 2017 është 52.805, duke shënuar rritje me 60,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 18,9 %, ndërmjet tremujorit të katërt 2017 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2016. Në tremujorin e katërt 2017 numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 29.650, me një rritje prej 42,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve në muze, kala e monumente të tjera dhe në parqe arkeologjike për vitin 2017 është 669.110, duke shënuar rritje me 21,7 %, krahasuar me 2016.

Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibilotekës Kombëtare në tremujorin e katërt 2017 është përgjysmuar krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Ky numër për vitin 2017 ka pësuar një rënie respektvisht me 53,0 % për shërbimin e njësive dhe 41,3 % për numrin e frekuentuesve, krahasuar me një vit përpara.Në tremujorin e katërt 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 5.464 botime, 18,1 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 1.046 ishin tituj të rinj dhe 4.418 ekzemplarë të rinj. Numri i botimeve për vitin 2017 është 11.642, duke u rritur me 8,1 %, krahasuar me 2016.