Sot, eklipsi i rrallë i hënës

 

Një spektakël madhështor i eklipsit të hënës do të ndodhë sonte menjëherë pas perëndimit të diellit.

NASA lajmëron se eklipsi do të jetë i dukshëm nga një pjesë në Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë menjëherë pasi hëna të dalë në horizont. Mbrëmja e sotme do të sjellë një hënë të plotë verore.

Ky fenomen ndodh rrallë dhe është mjaft interesant për t’u parë.

Eklipsi hënor ndodh kur orbita eliptike e hënës së plotë është e pozicionuar në të njëjtën linjë me orbitën e Tokës dhe Diellit. Dhe në këtë mënyrë hëna do të kalojë përmes hijes së Tokës.

Më pas hija e hënës bie në sipërfaqen e e Tokës, duke u shfaqur përfundimisht për të zhdukur diellin tërësisht. Hija përbëhet nga dy pjesë konike, të mbivendosura njëra mbi tjetrën.