Snapchat vjen me përditësimin e ‘Stories’

 

Tani mund të ndani Snapchat Stories me të gjithë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një profil në këtë aplikacion.

Snap, ka krijuar një tipar të ri të dobishëm që ju lejon të krijoni një hyperlink për storyt tuaja dhe ti shpërndani ato në çdo media tjetër sociale.

Ky ndryshim i Snap ka ardhur si pasojë e konkurrencës midis Facebook dhe Instragram, për të qenë një hap para tyre.

Një postim në snapchat e ka afatin 24 orë, por storyt që do shpërndahen nëpërmjet linkeve do kenë një afat rreth 30 ditë e më pas postimi do fshihet automatikisht.