Sistemi i patronazhit – Dibër, në një ditë u kryhen 3 ndërhyrje kirurgjikale dhe 125 vizita

Sistemi i ri i patronazhimit të spitaleve rajonale nga spitalet universitare nisi në muajin janar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky plan jo vetëm që ofron shërbim të specializuar mjekësor nga mjekët e ardhur aty ku janë nevojat e qytetarëve, por ndihmon dhe në formimin professional të mjekëve në spitalet rajonale.

Sistemi i patronazhimit po vijon edhe në Dibër, ku në një ditë janë kryer 3 ndërhyrje kirurgjikale dhe 125 konsulta të specializuara.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në ‘facebook’ bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme janë realizuar një sërë ndërhyrjesh dhe vizitash nga mjekë specialistë.

“Banorët e Dibrës nuk kanë më nevojë t’i drejtohen spitaleve të Tiranës për një ndërhyrje kirurgjikale apo konsulta të specializuara. Vijon sistemi i patronazhit në spitalin rajonal Dibër  ku mjekët specialistë të QSUT realizuan vetëm në një ditë:

3 ndërhyrje kirurgjikale

10 vizita kirurgjikale

40 vizita okulistike

30 vizita alergologjike

30 vizita ORL

15 konsulta infeksionisti”