Shtyhet dalja në treg e iPhone 8, probleme me sensorët 3D dhe karikimin me WIFI

iPhone 8 është smartphone më i pritur nga përdouesit por dalja në treg mund të vonohet për shkak të problemeve me softwarin.

Produkti më i ri i Apple ka dhënë probleme me softwaret që kanë të bëjnë në veçanti me identifikimin e fotos me sensorë 3D dhe rikarikimin me wireless.

Sipas kompanisë, do të bëhet përmirësimi i sistemit operativ, iOS 11.1, të versionit 8 dhe më pas iPhone do të jetë gati për përdoruesit.