Kanceri i gjirit – Kalendari i mamografëve të lëvizshëm gjatë muajit Tetor

Në kuadrin e muajit të sensibilizimit për sëmundjen e kancerit të gjirit, ministria e Shëndetësisë u ofron një mundësi të gjithave femrave të kryejnë kontroll mjekësor për dallimin e të prekurave prej saj.

Konkretisht, nën moton “Shqipëria rozë” ky dikaster ofron mamografi në disa Spitale Rajonale, Bashkiake, Poliklinika si dhe me mamografët e lëvizhëm, që do të udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë, sipas këtij kalendari:

 

 

Në Spitalet Rajonale, Bashkiake, Poliklinika, shërbimi do të ofrohet:

Nga e hëna në të premte – ora 08:00- 18:00 , të shtunën -ora 09:00-14:00

 

Mamografitë kryhen në:

Spitalin Rajonal           Shkodër

Poliklinikën                 Shkodër

Spitalin Rajonal           Elbasan

Poliklinikën                 Korçë

Poliklinikën Qendrore Tiranë

S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë”

 

 

Shërbimi do të ofrohet edhe me mamografët e lëvizhëm, që do të udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë, sipas këtij kalendari:

 

Librazhd          25 Shtator- 6 Tetor

Fier                  9 Tetor – 11 Tetor

Vlorë               13 Tetor – 17 Tetor

Gjirokastër      18 Tetor  – 21 Tetor

Përmet             22 Tetor – 25 Tetor

Lezhë               26 Tetor – 31 Tetor

Kukës              1 Nëntor – 4 Nëntor

Dibër                7 Nëntor – 11 Nëntor