Shpend Ahmeti, në Konferencën Ndërkombëtare të Kryebashkiakëve në Tel Aviv

Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po merr pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare të Kryebashkiakëve në Tel Aviv, që këtë vit organizohet për herë të 32-të, nga data 11-16 shkurt 2018.

Konferenca, e cila është mbështetur nga Kongresi Amerikan i Hebrenjve (American Jewish Congress) dhe Këshilli Amerikan për Botën Hebraike American Council for World Jewry), ka në fokus midis të tjerash, mundësitë e investimeve izraelite, botën e teknologjisë, sektorin e energjisë, qytetet e sigurt dhe zhvillimin urban në shekullin e 21-të.

Në Konferencën Ndërkombëtare marrin pjesë 33 kryetarë bashkish nga Shtetet e Bashkuara, Europa, Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut.

Folës në konferencë janë midis të tjerëve, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; Jack Rosen, presidenti i Kongresit Amerikan të Hebrenjve; Nir Barkat, kryebashkiaku i Jeruzalemit; Ron Huldai, kryetari i bashkisë së Tel Aviv-Yafo; Yona Yahav, kryetari i bashkisë së Haifas. / IS

 

Vendet pjesmarrëse:

– Prishtina, Kosova

– Dinant, Belgjikë

– Cochabamba, Bolivi

– El Alto, Bolivi

– South East District Council, Botsvana

– Southern District Council, Botsvana

– Port Alegre, Brazil

– Limbe, Kamerun

– Prague, Çeki

– San Salvador, El Salvador

– Addis Ababa, Etiopi

– Torshavn, Ishujt Faroe

– Kutaisi City, Gjeorgji

– Piraeus, Greqi

– Luxembourg, Luksemburg

– Lilongwe, Malavi

– Mdina, Malta

– Kathmandu, Nepal

– Encarnacion, Paraguaj

– Rimac, Peru

– Poznan, Poloni

– Taichung, Taivan

– Zanzibar, Tanzania

– Dnipro, Ukraine

– Kampala City, Uganda

– Torrance, California, SHBA

– Bal Harbour, Florida, SHBA

– Miami, Florida, SHBA

– Sandy Springs, Georgia, SHBA

– Rochester Hills, Michigan, SHBA

– Warwick, Rhode Island, SHBA

– Chattanoog, Tennessee, SHBA