“Qytetari dixhital”: Tymi i kërnackave dhe tallavaja, po sëmurin më keq pacientët në Sanatoriumin e Korçës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar një video në Facebook, të bërë në Sanatoriumin e Korçës nga një “qytertar dixhital”, ku tregon se brenda ambienteve të spiatlit ndodhet një biznes tallava.

Qytetari thotë se pacientët janë të shqetësuar nga tymi i kërnackave që piqen aty dhe muzika e tallava.

 

Postimi i Berishës

Biznes tallava e qeveritareve te Norieges ne vend te ilaçeve ne Sanatoriumin e Korçes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

“Me lejoni tju dergoj disa pamje nga spitali senatoriumi i Korçes ku brenda ambjentit te tij ndodhet nje biznes tallava. Zhurma e tmershme jo vetem qe shqeteson pacientet po i semur me keq ata. Lere zhurmen qe seshte hiç para tymit te kernaceve e qebaptores te ketij biznesi. Ju qe jeni doktor e dini me mire qe te semuret e senatoriumit duan ajer e jo tym qebaptoreje. Shumica e te semureve vijne marin mjekimin e shkojne qetsohen ne shtepi se ketu eshte makth.Besoj e vini re dhe tymin qe del. Po megjithate nqs keni mundesi dergoni dike ta vertetoje nga brenda spitalit megjithese e di gjith korça se çbehet ketu.”