SHBA, 214 vjet më parë, funeral madhështor për Xhorxh Uashingtonin

26 dhjetor 1799 – Katër mijë vetë përcjellin funeralin e Xhorxh Uashingtonit; “i pari në luftë, i pari në paqe, i pari në zemrat e amerikanëve”, siç tha atë ditë ligjvënësi Henry Lee.

Uashingtoni kishte vdekur më 14 dhjetor, në moshën 68 vjeçare. Si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara (1789-1797), komandant i përgjithshëm i Ushtrisë kontinentale gjatë Luftës Revolucionare, dhe një nga themeluesit e Shteteve te Bashkuara, Uashingtoni cilësohej “ati i kombit” që kur ishte gjallë.

Ai kryesoi Kuvendin që hartoi Kushtetutën; krijoi traditën e dorëzimit dhe kalimit paqësor të pushtetit; nuk pranoi për të shërbyer për një mandat të tretë si president; dhe ia dorëzoi detyrën nënpresidentit John Adams.