Range Rover Sport PHEV ngjiti 999 “Shkallët e Parajsës”

Një Range Rover Sport PHEV 4×4, ka ngjitur “Shkallët e Parajsës” duke u bërë automjeti i parë që ngjitet në 999 shkallët e një prej pikave më atraktive të Kinës.

Hibridi Range Vision Sport PHEV, me motorr benzinë-elektrik, arriti në “Portën e Parajsës” për rreth 23 minuta duke përdorur më së miri kombinimin e fuqisë së benzinës dhe baterisë elektrike.

Sfida filloi në një nga rrugët gjarpërushe të malit Tianmen, të njohur si Rruga e Dragoit, për të mbërritur më pas në majë.

Aktivitet u zhvillua në Kinë për të festuar zgjerimin e kompanisë së makinave londineze, në pronësi gjigandit industrial TATA të Indisë, në tregun kinez në një ndërmarrje të përbashkët me prodhuesit e makinave të vendit Chery.