Programi “Europa për Qytetarët”, do të drejtohet nga MK

 

Hapen  thirrjet për programin “Europa për Qytetarët”, një Program i Bashkimit Europian, i cili nga janari 2018 do të drejtohet nga Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës fton përfaqësuesit e bashkive, operatorët kulturorë dhe ente publike të marrin pjesë në një  sesion informimi për mënyrat e aplikimit në këtë  program, në datën  8 shkurt 2018, nga ora 12:00-16:00 në sallën UNESCO, Muzeu Historik Kombëtar.

Programi “Europa për Qytetarët” kontribuon në të kuptuarit e qytetarëve me historinë e BE-së, të diversitetit, për të nxitur qytetarinë europiane dhe për të përmirësuar kushtet për pjesëmarrje qytetare dhe demokratike. Programi synon të  kontribuojë në ndërgjegjësim të kujtesës, historisë dhe vlerave të përbashkëta  europiane, duke promovuar mundësi për angazhim shoqëror, ndërkulturor dhe për vullnetarizëm.

 

Programi “ Europa për Qytetarët”  ka dy kategori :

  1. Përfshirja demokratike dhe pjesëmarrja civile e cila ka tri thirrje:

Town twining, – binjakëzim bashkish (aplikimi nga bashkitë) -(maksimumi  25.000 Euro për projekt);

Town network – krijimi i rrjeteve të bashkive (aplikim nga bashkitë) – (10.000 – 150.000 Euro për projekt);

Projekte të shoqërisë civile – projekte që u japin mundësi NGO-ve të marrin pjesë në politikëbërjen e BE-së dhe nxisin debatin – (maksimumi 150.000 Euro për projekt) ;

  1. Kujtesa Europiane – që synon të sjellë në vëmendje celebrimin e datave specifike në kujtesën europiane, të cilat listohen për çdo vit.

Më shumë info: https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens_en