Përurohet sheshi “Skënderbej” në Shkup

Është përuruar në Komunën e Çairit në Shkup, sheshi “Skënderbej”, me koncertin e Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar.

Kjo festë është pritur me interes të madh, ku të pranishmit kanë shijuar larmishmërinë e organizimeve në shesh.

Aktivitetet janë parashikuar të zhvillohen deri në datën 5 shtator, ndërsa ky shesh është konsideruar si projekti më i madh urbanistik në Komunën e Çairit të Shkupit.