Parlamenti nuk voton anëtarët e KLGJ e KLP, lista kalon automatikisht

 

Gjatë punimeve të seancës plenare, ishte në rend dhe votimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Edhe këtë votimin të tretë, mazhoranca dhe opozita nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për të miratuar emrat me konsensus.

Pas dështimit në dy raundet e para, komisioni përkatës kishte depozituar në Parlament listën me 10 anëtarët, por që nuk morën më shumë se 72 vota.

Gjithsesi, edhe pse nuk u miratuan me 2/3 e votave, të dyja listat konsiderohen të miratuara pas ezaurimit të dy raundeve të parë.

Kështu, i hapet rrugë ngritjes së dy prej institucioneve më të rëndësishme të reofrmës në drejtësi.

Lista me anëtarë të KLGJ-së mori 72 vota, ndërsa lista për anëtarë të KLP-së, 71 vota.

Pas zgjedhjes së 5 anëtarëve të dy institucioneve kyçe të sistemit të ri të Drejtësisë, pritet dhe kompletimi i tyre përfundimtar me 6 anëtarë të gjyqësorit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 6 prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kandidatët për postet vakante do të mësohen pas përmbylljes së fazës së rivlerësimit.

 

Ambasadori Donald Lu, reagoi nëpërmejt një statusi të ambasadë në facebook se politikanët nga të dy krahët kanë frikë ng Refroma në Drejtësi.

“Politikanët, në të majtë dhe në të djathtë, kanë frikë nga Reforma në Drejtësi. Mos u përqëndroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe të KLP-së. Përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë kam më shumë beism në një zgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”.

 

 

Anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ:

1 – Fatmira Luli – avokate

2 – Alban Toro – avokate

3 – Erjon Muharremaj – pedagog

4 – Maksim Qoku – pedagog

5 – Naureda Llagani – shoqëria civile

 

Anëtarët jo prokurorë për KLP:

 

1 – Nurihan Seiti Metaj – avokat

2 – Tartar Bazaj – avokat

3 – Gentian Ibrahimi – pedagog

4 – Sandër Beci – pedagog

5 – Alfred Balla