Nëndetësja 105 pritet të kthehet në muze, e vetmja që nuk u dërgua për skrap

Nëndetësja 105 pritet që të kthehet së shpejti në muze. Kjo info vjen nga burime të bazës së Pashalimanit.

E vetmja nëndetëse që i ka shpëtuar dërgimit për skrap, qëndron në Pashaliman.

Aktualisht është tepër e vështirë për t’u vizituar. Të vetmit që mund ta vizitojnë duhet të hyjnë në bazë.

Flitet se 105 do të vendoset në Orikum.

Nëndetësja 105, është ajo që është luajtur filmi. Gjithashtu është ajo e historisë së vërtet mes rusëve dhe shqiptarëve.

Pas prishjes së mardhënieve me bashkimin sovietik u tentua të merrej forcërisht.

Nëndetësja 105 njihej me kodin e luftës “Tufani”.

Pas vitit 1997 të gjitha nëndetëset dolën jashtë përdorimit.

Ato kanë qënë krenaria e Shqipërisë. Vlera e tyre nëse do ishin fuksionale do ishte shumë e lartë.

Nëndetëset në total kanë qenë 4 dhe të gjitha ishin të vendosura në Pashaliman. LSH