Mjegulla anulon vizitën e Kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, nuk do të shkojë sot në Kosovë. Vizita është anuluar për shkak të mjegullës së dendur që kishte mbuluar Podgoricën

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, tha se vizita e kryeministrit është anuluar për shkak të kushteve atmosferike.

Axhenda e Markoviç ishte të takohej në Kosovë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe me prodhuesit e Kosovës.

Nuk dihet data se kur Markoviç do të vizitojë Kosovën.

 

Vizita e kryeministrit malazez ndodh në një kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të deklarohet përfundimisht rreth Marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila është nënshkruar në vitin 2015.

Gjatë takimeve të kryeministrit malazez pritet të diskutohet edhe për planifikimin e mbajtjes së një mbledhje të përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Malit të Zi.