Merkel fiton mandatin e katërt

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është rizgjedhur për mandantin e katërt, derisa nacionalistët kanë shënuar rritje historike në zgjedhjet federale.

Blloku konservator i Merkelit CDU/CSU ka fituar 33 përqind të votave, duke shënuar rezultatin më të keq në gati 70 vjet, por do të mbetet më i madhi në parlament.

Partneri aktual i koalicionit, SPD, tha se do të kalojë në opozitë, pas humbjes historike me 20.5 përqind të votave.

Partia nacionaliste AfD ka dalë e treta me 12.6 përqind të votave, duke fituar për herë të parë vende në parlament.

Kancelarja Angela Merkel pas fitores, u shpreh se e konsideron të mundshme që pavarësisht bisedimeve të vështira të koalicionit, ajo është e sigurtë se deri në fund të vitit do të mund t’u prezantojë një qeveri të qendreushme gjermanëve.