Komisioneri i Emigracionit në Tiranë, firmoset marrëveshja për kufirini detar

Komisioneri për Emigracionin, Dimitri Avramopulos ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Komisioneri u takua me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj ku pas bisedimeve  ata sigluan marrëveshjen statusore për bashkëpunim operativ ndërmjet Agjencisë Europiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare dhe Shqipërisë. Pasi të hyjë në fuqi, marrëveshja do t’i mundësojë Agjencisë të sigurojë asistencë në fushën e menaxhimit të kufirit të jashtëm, si dhe do t’u mundësojë ekipeve të Agjencisë Europiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të vendosen me shpejtësi në territorin shqiptar në rast të ndonjë ndryshimi të papritur të flukseve migratore.

Projekt marrëveshja e sotme është një hap tjetër drejt funksionalizimit të plotë të Agjencisë Europiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare dhe negociata e parë e këtij lloji që përfundohet me partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu Xhafaj dhe Komisionieri Avramopulous nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit mbi pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Drejtësisë së Bashkimit Europian, mbështetur në vullnetin e palëve për të zgjeruar objektin e këtij Memorandumi në nisma konkrete në fushën e politikave kundër lëndëve narkotike.