“Jeruzalemi”, Bushati: Kemi mbajtur historikisht të njëjtin qëndrim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagoi ndaj ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa sot në Kuvend diskutohej mocioni për votën ndaj Jeruzalemit.

Opozita kërkon distancimin nga votimi i bërë në muajin dhjetor në OKB, ku Shqipëria doli kundër propozimit të Presidentit Donald Trump, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Rrallë herë do keni shansin të shihni një mashtrues të paskrupullt dhe të paaftë në petkun e ministrit”, tha Basha.

Ai deklaroi se ministri Bushati mashtron lidhur me votën që Shqipëria dha kundër SHBA-së.

“Ky mashtrues ordiner nuk e fshin dot, se janë raporte të shkruara nga Departamenti i Shtetir. Bredh nëpër botë me paratë e shqiptarëve me dy detyra, për të sharë opozitën dhe për të mbrojtur fytyrën e tij këtu. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese. Ndaj mos këput mufka këtu se kjo është Rezolutë e Asamblesë dhe jo e Këshillit të Sigurimit. Mos këput mufka! Turp”, u shpreh ai.

 

Në fjalën e tij ministri tha se votimi në OKB nuk është aspak i veçantë është pjesë e votimeve rutinore që bëhen në OKB.

“Votimi në OKB nuk është aspak i veçantë është pjesë e votimeve rutinore që bëhen në OKB. Në nëntor të vitit 2017 ishte e njëjta rezolutë. Ne votuam sërish njëlloj siç votuam edhe në dhjetor dhe opozita nuk u ndje”, u shpreh Bushati.

Që prej vitit 2007, Shqipëria mban të njëjtin qëndrim për këtë çështje me BE të shprehur me votë. Ka mbajtur qëndrim përsa i përket vendbanimeve në zona të pushtuara, përfshi Jeruzalemin lindor. Ky qëndrim është një qëndrim që politika shqiptare e ka konsideruar si qëndrim konsensual.

Vota e Shqipërisë në 2005-2009 kur e drejtonte PD. Urdhëro rezolutën e 2007 për Jeruzalemin, vota e Shqipërisë pro, vota e SHBA kundër. 2013-2017 i njëjti qëndrim. Në 2017, PS vetëm në qeverisje i njëjti qëndrim. Janë 12 rezoluta që unë i kam këtu, që dëshmojnë qëndrimin solid të shtetit shqiptar për këtë çështje. Ne kemi mbajtur historikisht të njëjtin qëndrim. Duhet të kesh dije që të shpallësh qëndrime. Të gjitha vendet kandidate për në BE kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me BE ashtu si edhe ne”, tha Bushati.