Jep dorëheqjen kreu i shërbimeve sekrete

Kreu i Shërbimeve sekrete Visho Ajazi Lika, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pak muaj para se t’i mbaronte mandati.

Nuk jepen detaje për arsyet e largimit por bëhet me dije se kryeministri dhe presidenti e kanë firmosur shkarkimin duke emëruar në vend të tij, Helidon Bendon, zv.drejtorin e SHISH.

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dorëheqja mund të jetë bërë si pasojë e trysnisë politike nga qeveria, pas raportimeve që shërbimet sekrete sipas tij, kishin më shumë se dy vjet që jepnin për lidhjet e policisë me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.

Ajazi që ka qënë i akuzuar nga mazhoranca për vënien nën përgjim në kundërshtim me ligjin të krerëve më të lartë të shtetit, duke filluar nga ish-kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat e deri tek drejtorët e policisë në qarqe.

Visho Ajazi Lika e mori detyrën në gushtin e vitit 2012, pas shkarkimit nga detyra të Bahri Shaqirit, me anë të një dekreti të Presidentit të porsaemëruar Bujar Nishani. Një lëvizje e cila u kritikua nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, për shkak të lidhjeve që sipas saj, Ajazi kishte me partinë në pushtet. Në fillim të viteve ’90 ai kishte punuar si drejtor i kundërzbulimit të huaj në shërbimin sekret të asaj kohe, ndërsa në momentin e emërimit ai kryente detyrën e zëvendës ministrit të Tekonologjisë dhe Inovacionit.