Integrimi në BE, KSA: Duhet dialog konstruktiv mes partive

Komitetit i Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian zhvilloi takimin e 12 në Tiranë.

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, u shpreh: “Ka diçka që vetëm shqiptarët mund ta bëjnë për Shqipërinë: të bashkohen e të krijojnë një aleancë të fortë, duke patur në mendje e zemër çështjet më kyçe të interesit kombëtar. Integrimi në BE është një prej tyre.”

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian, Monica Macove kërkon dialog konstruktiv midis partive politike në vend, duke shpresuar se Shqipërisë do t’i jepet rekomandimin  për hapjen e negociatave.

“Ne kemi evidentuar nga Komisioni Evropian se Shqipëria është në rrugën e mbarë të reformave dhe shpresoj që të kemi një rezultat të prekshëm. Njerëzit kanë nevojë për iniciativa që të ecin përpara.

Nuk është mirë që Partitë në Parlament të luftojnë gjithë kohën. Ne duam pozitivtet dhe konstruktivitet. Ne mirëpresim praninë e të dyja palëve dhe shpresoj që nesër të konkludojmë me rekomandimin dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk humbet Parlamenti Evropian, por populli shqiptar.

Shpresoj që të kemi një dialog konstruktiv dhe me rekomandime. Askush nuk thotë se gjërat janë perfekte. Ne e dimë këtë gjë, por të shikojmë realitetin dhe çfarë qëllimi kemi. Le të fokusohemi në zhvillimin konstruktiv e të jemi realistë. Le të ndjekim interesat e shqiptarëve që duan integrimin në BE.”