Harbohen femrat, pasazh nga jeta e natës në Tiranë – video

Në një video live në instagram, një vajzë ka publikuar udhëtimin me një nga taksitë e Tiranës për në një ndër lokalet e natës, në ish-zonën e Bllokut.

Gjatë rrugës vajzat fillojnë të kërcejnë dhe këndojnë brenda në taksi, aq shumë sa edhe taksisti nuk mund t’i rezistonte dhe filloi të kërcente edhe ai.

Me xhamin ulur, me muzike dhe zë të lartë, të dehura dhe të papërmbajtura, vajzat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrugë.

Kur mbërritën në destinacion, ato i thanë taksistit se nuk janë gjithmonë kështu, por këtë herë kanë pirë.