Gurët në veshka – Cilat janë simptomat dhe si kurohen

Shqetësimi i shkaktuar nga prania e gurëve në veshka apo në rrugët urinare. Gurët janë formazione të forta të ngjashme me gurët e zakonshëm, me dimensione të ndryshme, të përbërë në më të shumtën e rasteve nga kripra të kalciumit. Mund të formohen edhe gurë në veshka të përbërë nga acid urik, acid oksalik, cistinë apo substanca të tjera.

 

 Shkaqet

Midis faktorëve që i paraprijnë formimit të tyre janë: trashëgueshmëria, seksi  mashkullor, tensioni i lartë, dieta me proteina të tepërta dhe sëmundje të metabolizmit si përdhesi (gotta), cistinuria e hyperoxaluria primitive. Gurët formohen kur pjesëza mineralesh apo të substancave të tjera të ngurta të pranishme të tretura në urinë arrijnë një sasi relativisht të tepërt dhe precipitojnë, apo për shkak të mungesës së inhibitorëve natyralë të formimit të gurëve, siç është për shembull citrati.

 

Simptomat

Gurët e veshkave, për më tepër ata me dimensione të vogla, mund të mos paraqesin simptoma. Nëse gurët mbyllin  rrugët urinare, mund të provokojnëe një kolikë renale, që karakterizohet nga një dhimbje e fortë, zakonisht në ijet, që përhapet drejt barkut, rrëzëve të kofshëve dhe pjesës së brendshme të kofshëve. Mund të jenë të pranishme edhe marramendje,  të vjella, temperaturë, prezencë gjaku apo qelb në urinë, si dhe nevojë urgjente për urinim.

 

Diagnoza

Analiza e urinës mund të tregojë praninë e gjakut ose të qelbit, ky i fundit kur procesi i formimit të gurëve ka përfunduar rritjen e baktereve dhe një infeksion të aparatit urinar. Radiografia (për gurët që përmbajnë kalcium, e si rrjedhim radio-opake) dhe ekografia abdominale lejojnë të lokalizohet guri. Në raste të veçanta mund të jetë e nevojshme kryerja e një RMN(rezonance magnetike) ose analiza që përdorin kontrastin (urografia, pielografia).

 

Kurimi

Gurë të vegjël që nuk japin shenja mund të mbahen vazhdimisht nën vëzhgim. Dhimbja që jep kolika renale, në përgjithësi shumë e fortëe, trajtohet me antiinflamatorë apo me analgjezikë më të fortë. Në rastin e gurëve të acidit urik, trajtimi me produkte që merren nga goja e që përmbajnë citrat kaliumi mund të sjellë në shkrirjen graduale të gurit. Për gurët me diametër deri në 2 cm përdoret litotripsy nga jashtë me valë goditëse, për të copëzuar dhe për të lejuar daljen nëpërmjet urinës. Gurët me dimensione më të mëdha, sidomos kur bllokojnë, duhet të hiqen me ndërhyrje kirurgjikale.

 

Kurimet alternative

Rrënja e rradhiqeve eliminon nga veshkat metabolizuesit toksikë, trendafili i egër, ka veti diuretike. Mjekësia omeopatike këshillon ekuisetum për dhimbjet gjatë ereksionit.

 

Të ushqyerit

Këshillohet marrja e lëngjeve në sasi të mëdha për çdo ditë, si dhe përdorimi i një diete të pasur me fibra, që të përfshijë proteina jo të yndyrshme dhe shumë zarzavate me ngjyrë të verdhë apo të gjelbër. Asparaget, shalqini, majdanozi dhe selino favorizojnë nxjerrjen e lëngjeve. Janë për t’u evituar ushqime tepër të pasuruara me erëza dhe të pasura me kalcium, si djathrat dhe produktet e qumështit, çokollata, spinaq dhe rabarbaro. Në rastin e gurëve të formuar nga acidi urik është e nevojshme një djetë me pak proteina.