Governatori i Bankës Qëndrore Europiane paralajmëron SHBA mbi zhvlerësimin e dollarit

Zyrtari më i lartë ekonomik i Evropës, Governatori i Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi ka paralajmëruar indirekt, pa e përmendur me emër Sekretarin amerikan të Shtetit Stiven Mnuchin,  mbi politikën e admninistratës amerikane për të zhvlerësuar dollarin, politikë që ndihmon eksportuesit në SHBA, dhe nxit turizmin në këtë vend, por që, në të njejtën kohë, mund të krijojë vështirësi për Evropën dhe partnerët e tjerë tregtarë. Ai i kujtoi Sekretarit amerikan se udhëheqësit globalë kishin rënë dakord më parë se “do të përmbahen nga zhvlerësimet konkurruese”.

Rënia e dollarit e, si pasojë, forcimi i Euros, mund të bëhet një arsye e fortë e cënimit të ekuilibreve ekonomiko-financiarë në Europë, pasi eksportet  e Kontinentit të Vjetër dhe inflancioni i tregut financiar të saj mund të pësojnë luhatje negative të ndjeshme.

Italiani Mario Draghi, në krye të Bankës Europiane,  nuk mungoi të përmendë  deklaratat e përsëritura të përbashkëta të zyrtarëve financave ndërkombëtare në të cilat ata angazhohen që të përmbahen nga ulja e kursit të këmbimit të monedhave të tyre për të fituar përparësi tregtare në kurriz të vendeve të tjera.

Kurset e këmbimit të monedhave përcaktohen nga shumë faktorë siç janë flukset tregtare dhe politikat e bankës qendrore. Normat këto ditë nuk janë përcaktuar nga qeveritë, por nga tregjet globale të këmbimit valutor ku monedhat kryesore janë blerë dhe shitur. Komente zyrtare, me efektet e tyre mediatikë mund të kenë, megjithatë, një ndikim në këtë proçes.

Në këtë kontekst, Governatori i Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi paralajmëron se vendet e tjera mund të ndjekin SHBA-në në një garë të tillë zhvlerësimi të monedhës, nëse SHBA përpiqen të zhvlerësojnë më tej dollarin.