Gjeni që minon prostatin

Eshtë gjithnjë e më e qartë që në bazë të zhvillimit të kancerit ka një ndërthurje të ndikimit të faktorëve gjenetikë dhe të ambientit.

Ekzistenca e gjeneve të ndryshme përgatitës vjen duke u evidencuar, për shembull për tumorin e prostatit, një nga më të përhapurit në vendet perëndimore, me dallime të brendshme të dukshme për sa i përket shpeshtësisë  dhe vdekshmërisë.

Ata që deri tani janë identifikuar si shkaktues do të kishin një efekt të dobët në krahasim me rrezikun e zhvillimit të sëmundjes dhe do të ishin të pranishëm në varësi të llojit vetëm në familje apo popuj të caktuar, por jo në të tjerë.

Tashmë është identifikuar ndërkaq një variant gjeni që mund të konsiderohet “më i madh”, i përfaqësuar në popullsi të ndryshme si dhe i lidhur në një formë më malinje sesa tumori: objektivi është diagnoza e parakohshme, në sajë të një testi gjenetik, në mënyrë që të trajtohen në mënyrë agresive portatorët dhe të rriten mundësitë për ëmbijetesë.

 

Gjeni nuk lidhet me hipertrofinë

Zbulimi, i publikuar në revistën Nature Genetics, është kryer nga kërkues të DeCode Genetics në Islandë, dhe gjeni i gjetur, së pari në një banor të këtij vendi e më pas në të tjerë si në Suedi e Shtetet e Bashkuara, i shoqëruar me një rrezik tumori të prostatit, ka rezultuar 60% më i rritur në krahasim me personat që nuk e posedojnë.

Ky variant gjenesh, në kromozomin numër 8, do të ishte i pranishëm në afërsisht 13% të amerikanëve me origjinë europiane; në veçanti tek afroamerikanët ndeshet me shpeshtësi të dyfishuar, e kjo mund të shpjegonte pjesërisht arësyen se përse në këtë grup etnik tumori i prostatit ndeshet më shpesh.

Nga ana tjetër është vërejtur në portatorët islandezë që geni i ri nuk është më tepër i pranishëm në personat e sëmurë me hiperplazi prostatite, do me thënë fryrje e një natyre beninje e gjëndrrës së përbashkët mbas moshës së mesme, por shoqëron ndërkaq formën malinje, dhe kjo mund të ndihmojë të spjegohet se përse afroamerikanët paraqesin edhe një vdekshmëri më të lartë për këtë sëmundje.

Mbas këtij zbulimi, që paraqet një interes të madh nga një ekspert i kancerit si Ëilliam B. Isaacs i të mirënjohurit Johns Hopkins University, dhe është i pari nga gjenet e një tumori të pranishëm në popuj të ndryshëm, kërkohet të realizohet një test që  të lejojë  të dallohen pacientët që kanë nevojë për një trajtim më agresiv, për sa kanë rrezikun e një patologie më të rëndë, pacientë që përgjithësisht janë mbi 70 vjeç.

Në këtë pikë vetë Isaacs saktëson se burrat e moshuar me tumor në prostat vdesin shpesh nga patologji të tjera e kështu, mund të jetë klinikisht më konveniente të mos i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale, por shton që në të njëjtën kohë do të mundej në këtë mënyrë të gjendeshin subjektet me formën më malinje, për t’u trajtuar kështu nëpërmjet radioterapisë apo me heqje kirurgjikale të gjëndrrës.

Fakti është që në burrat shumë të moshuar mund të mos jetë i favorshëm trajtimi i tumorit të prostatit me rritje të ngadalshmë, për shkak të efekteve mbi mbijetesën dhe sidomos për efektet anësore të rënda, gjen konfirmim midis të tjerave në një studim të kryer në Neë Mexico, të referuar nga  American Journal of Medicine. Nga të 450 pjesëmarrësit, pacientë me moshë nga 75 dhe 84 vjeç me sëmundje të llojit të lokalizuar, që është tipike me progres të ngadalshëm, një pjesë është trajtuar në mënyrë agresive me kirurgji dhe radioterapi dhe pjesa tjetër në mënyrë më të butë me terapi hormonesh: diferenca në jetëgjatësi prej 5 vjetësh ka rezultuar e ngjashme në të dy grupet dhe pjesa më e madhe e të vdekurve, do të thotë 80% nuk ka rezultuar e lidhur me tumorin ; për më tepër të parët kanë paraqitur shqetësime urinare e seksuale me frekuencë të trefishtë në krahasim me të dytët.