Bombë e Luftës së Dytë Botërore, mbyllet aeroporti i Londrës

Aeroporti i Londrës është mbyllur sot pasi është gjendur një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore.

“Kemi izoluar zonën për 214 metra për arsye sigurie”, shpjegoi aeroporti i kryeqytetit.

Policia tha se bomba u zbulua gjatë disa punimeve që po bëheshin në fundin e pistës së uljes mëngjezin e së dielës.

Fluturimet do të zhvendosen për në aeroportin e Southend deri në në një njoftim tjetër.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë.