Fosfor me tepri në dietë, vë në rrezik veshkat

Gjate dietës nuk duhet të merret më shumë se 1 gram fosfor në ditë, sasia e tepërt vë në rrezik shëndetin e veshkave dhe e ul në mënyrë të ndjeshme përgjigjen kundrejt ace-inhibitorëve, ilaçe që mbrojnë veshkat.

Këtë  teori mbështet një studim italian, i publikuar në Journal of American Society of Nephrology dhe e zhvilluar nga ekipi i Carmine Zoccali-t në Reggio Calabria dhe Giuseppe Remuzzi-t të Institutit Mario Negri të Bergamos, që ka analizuar të dhënat  e 331 pacientëve të prekur nga insufiçenca renale dhe ka treguar që, nivele të larta të fosforit shoqërohen nga një ulje më e shpejtë e funksionit të veshkave.

Rezultatet janë komunikuar nga Rosanna Coppo, presidente e Shoqërisë Italiane të Nefrologjisë (Sin).

Sipas ekspertit, vetë fosforit nuk i duhet vënë faj, pasi problemi nuk qëndron aq në sasinw që marrim vetë me ndërgjegje, se sa në sasinë që trupi merr në mënyrë të pandërgjegjshme:

“Me anë të dietës – spjegon Coppo – duhet të marrim jo më shumë se 1000 miligram fosfor në ditë. Fakti është se jemi të rrethuar nga ushqime që e përmbajnë këtë element: gjendet në salçiçet, në mish, në qumësht, në pijet e konfeksionuara, në ushqimet e tejngrira ku fosfori futet si konservant, në djathrat e shkrira ku përdoret për të dhënë shije.

Të gjithë personat që janë në rrezik, domethënë ata me tension të lartë, ata me diabet apo kush ka një familjar me sëmundje të veshkave, do t’ju duhet të shkojnë në supermerkate me lente zmadhimi për të lexuar në etiketat përmbajtjen e fosforit për ushqimet që ju interesojnë, të shkruara gjithnjë me gërma tepër të vogla.”

Eksperti kujton edhe një herë që sëmundja është “pa zhurmë, dhe kur shfaqen dhimbjet, funksioni i veshkave ka arritur një ulje gati prej 90%”.