FAO – thirrje për uljen e nivelit të përdorimit të antibiotikëve

 

Profesionistët e shëndetit të kafshëve mblidhen në panelin e ekspertëve në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi – të udhëhequr nga OKB-FAO dhe OJQ “Bukë për Botën”

 

Një panel ekspertësh të shëndetit të kafshëve, nën drejtimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), diskutuan këtë në Berlin çështjen e përdorimit të tepërt të antibiotikëve në njerëzit dhe kafshët, në kuadër të një paneli ekspertësh të Forumit Global për Ushqimin dhe Bujqësinë (GFFA) 2018.

Paneli trajtoi gjerësisht fenomenin e rezistencës nga antibiotikët dhe medikamentet e tjerë që luftojnë bakteret, kërpudhat, viruset ose parazitet , tek njerëzit dhe tek kafshët që bëjnë pjesë në zinxhirin ushqimor. Nuk është një skenar largpamës,theksoi forumi,  por një fenomen shumë real që tashmë prek njerëzit, kafshët dhe madje edhe bimët në të gjitha kontinentet. Është gjithashtu një kërcënim për sigurinë e ushqimit. Për këto arsye, FAO dhe partnerët po rrisin përpjekjet për të uljen e përhapjes së rezistencës antimikrobike.

Diskutimi i panelit – një takim i përbashkët me OJQ gjermane “Bukë për Botën” – tërhoqi një vëmendje të gjerë: ekspertë teknikë, përfaqësues të qeverive, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë.

“Antimikrobikët janë shumë të rëndësishëm për bujqësinë dhe na kanë mundësuar përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve. Por sektori është gjithashtu fajtor për tejkalimin e këtij burimi të vlefshëm “, tha Raimund Jehle, drejtor rajonal i FAO në hapjen e takimit. “Bujqësia është tani një nga kontribuesit në këtë problem, por është gjithashtu pjesë e zgjidhjes”. “Adresimi i AMR (rezistencës ndaj antibiotikëve) duhet të shtrihet në përpjekjet tona për të zhvilluar sisteme të qëndrueshme blegtorale, duke pasur parasysh se kërkesa për produkte me origjinë shtazore ka gjasa të rritet”, shtoi Jehle.

Përdorimi i antimikrobikëve në sektorin e bujqësisë në mbarë botën është vështirë të vlerësohet për shkak të mungesës së rregulloreve dhe mbledhjes së dobët të të dhënave në shumë vende. Megjithatë, rreth 60,000 ton ilaçe përdoren çdo vit. Me kalimin e kohës, ato janë bërë më pak efektive apo gjer edhe të padobishme, duke çuar në zvogëlim të aftësisë për të kontrolluar infeksionet tek njerëzit dhe kafshët. “Zvogëlimi i nevojës për antimikrobikë – duke përmirësuar higjenën, biosigurinë, si dhe ushqimin e kafshëve – janë çelësi për zvogëlimin e rrezikut të infeksioneve në radhë të parë”, tha Sarah Cahill, zyrtare e FAO për sigurinë ushqimore dhe folëse në panel. “Nevojiten investime në bujqësi për t’u mundësuar fermerëve që të bëjnë ndryshimet e nevojshme, në mënyrë që përdorimi i antimikrobikëve të ulet tek kafshët e shëndetshme dhe prodhuese”. Përdorimet jo-terapeutike të antimikrobikëve – për shembull si nxitës të rritjes – duhet të minimizohen, sipas ekspertëve të FAO-s.

Rezistenca antimikrobike është gjithashtu një shqetësim i vërtetë nga perspektiva e sigurisë ushqimore. Komisioni i Codex Alimentarius po merret me këtë çështje përgjatë zinxhirit të vlerës – nga prodhimi i ushqimit në konsum.

Folës të tjerë mnë këtë panel ishin Marc Sprenger (OBSH), Mattheë Stone (OIE), Viviana Munoz (Qendra e Jugut), Amit Khurana (Qendra për Shkencë dhe Mjedis) dhe Reinhild Benning (Germanëatch), me Stig Tanzmann nga “Bukë për Botën” si moderator.

“Gjithçka varet nga antibiotikët”, tha Sprenger, duke theksuar se bujqësia ka një efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut.

Mattheë Stone i OIE e quajti një një sfidë të madhe të shërbimeve veterinare. Për të përmirësuar këtë dhe edukuar veterinerët, Organizata e tij ka një program ndërkombëtar të trajnerëve të pikave të kontaktit.

Ka rekomandime ndërkombëtare të përgatitura në bashkëpunim nga FAO, OIE dhe OBSH, tha Amit Khurana. Megjithatë, “Nevojitet një mendim ndryshe për të parë se çfarë përshtatet në një vend specifik”. Viviana Munoz i referohet situatës specifike të vendeve në zhvillim të cilët duhet të përballen me një “sfidë të dyfishtë” – që kanë mungesa në qasjen ndaj antimikrobikeve dhe përdorimin e tyre të kujdesshem në të njëjtën kohë.

Shoqëria civile gjithashtu ka një rol për të luajtur dhe nuk duhet të largohet nga sektori privat për të zgjidhur problemin së bashku me të, tha Reinhild Benning i Germanëatch. Të konsumojnë më pak mish, veçanërisht mish pa antibiotikë, është një shembull i asaj që mund të bëjnë konsumatorët, tha ajo. Ekspertët ranë dakord që, për shkak të natyrës së tij komplekse dhe ndërsektoriale, problemi i rezistencës antimikrobike kërkon një përgjigje kolektive dhe praktike. Grumbullimi i të dhënave dhe statistikat, opsionet e mbikëqyrjes dhe shpërndarja e praktikave të provuara në përdorimin e kujdesshëm të antimikrobikëve janë aspekte të rëndësishme. Veprimi i konsumatorit është një tjetër kënd, pasi njerëzit gjithnjë e më shumë shprehin shqetësimet e tyre dhe bëjnë zgjedhje që do të ndikojnë politikëbërësit dhe prodhuesit.

Një plan global i veprimit për të udhëzuar vendet për vendosjen e planeve kombëtare të veprimit për rezistencën antimikrobike u miratua nga OBSH, FAO dhe Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE).

Duke mbetur në temë e për të mos humbur rastin, Impakt.al do t’u sugjeronte ekspertëve të fushës që, bashkë me rekomandimet për kufizimin e përdorimit të antibiotikëve në njerëzit dhe kafshët, t’i rekomandonin FAO-s shkurtimin e shpenzimeve marrëmendëse të saj, një pjesë e mirë e të cilave shkojnë për lllogari të privilegjeve, sigurimeve dhe udhëtimeve të kushtueshëm që punonjësit e këtij enti të OKB-së gëzojnë padrejtësisht në statusin e tyre e në kurriz të shteteve dhe enteve që kontribuojnë.