Dy gota alkool në ditë, ulin vdekshmërinë pas infarktit të parë të miokardit

Një konsum i moderuar i alkoolit për një kohë të gjatë, në mënyrë të pakthyeshme është i lidhur me vdekshmërinë që vjen për çfarëdolloj shkaku, si dhe me vdekshmërinë kardiovaskolare në meshkujt që kanë mbijetuar mbas një infarkti të miokardit.

Rezultatet janë në të njëjtën vijë me udhëzimet e European Society of Cardiology (ESC) të rekomanduara kohët e fundit, sipas të cilave konsumi i moderuar i një sasie alkooli prej 10-30 g në ditë në meshkujt që kanë kaluar një infarkt të miokardit, nuk duhet të jetë shqetësues.

Studimi në grup, studim perspektiv – HPFS (Health Professionals Folloë-up Study) ka marrë në shqyrtim 51.529 operatorë sanitarë meshkuj të një moshe midis 40 e 75 vjeç, që janë ndjekur nga viti 1986 në 2006.

Gjatë kësaj periudhe, 1.818 meshkuj pësuan një infarkt të miokardit jo-fatal dhe 468 vdiqën.

Eshtë llogaritur konsumi mesatar për një kohë të gjatë në personat që kanë mbijetuar, duke përdorur një pyetësor të frekuencës ushqimore gjysëmsasior me 131 zëra.

Porcionet standart janë përcaktuar si një gotë, një shishe apo kanoçe birre, një gotë verë prej rreth 120 ml dhe një gotë likeri.

Për të përcaktuar sasinë totale të alkoolit që mund të merret, kërkuesit kanë shumëfishuar frekuencën e çdo lloj tipi pijesh (9 kategori te mundshme përgjigjesh që shkojnë nga “asnjëherë” në “6 herë apo më tepër në ditë” për shkak të përmbajtjes së Etanolit në çdo porcion (12.8 g për birrën, 11.0 g për verën, 14.0 g për likerin).

Konsumi total i alkoolit është ndarë në 4 kategori: 0.0 g, 0.1-9.9 g, 10.0-29.9 g dhe të paktën 30g në ditë. Këto kategori korrespondonin pak a shumë me 0, 1, 2 e më tepër se 2 gota në ditë.

Për sa i përket meshkujve që kanë kapërcyer një infarkt të parë të miokardit dhe që nuk pinin pije alkoolike, ata që pinin 0.1-9.9 g në ditë kishin një rrezik vdekshmërie për çfarëdolloj shkaku, më të ulët se 22%, ata që pinin  10.0-29.9 g në ditë kishin një rrezik më të ulët se 34% dhe ata që pinin 30g në ditë apo më tepër, kishin një rrezik më të ulët se sa 13%.

Në krahasim me meshkujt që kishin kapërcyer një infarkt të parë të miokardit dhe që nuk pinin pije alkoolike, ata që pinin 0.1-9.9 g në ditë kishin një rrezik më të ulët se sa 26% për shkak të vdekjes me prejardhje kardiovaskolare, ata që pinin  10.0-29.9 g në ditë kishin një rrezik më të ulët se 42% dhe ata që pinin 30 g në ditë apo më tepër, kishin një rrezik më të ulët se sa 0.02%.

Në analizën sipas nëngrupeve në bazë të vendndodhjes fillestare të infarktit të miokardit dhe të fraksionit të derdhjes ventrikolare të majtë, konsumi i moderuar i alkoolit (10.0-29.9 g/ditë) ka rezultuar në të kundërt i shoqëruar me vdekshmërinë për të gjitha llojet e shkaqeve midis meshkujve me infarkt jo-anterior dhe tek ata me derdhje ventrikolare të majtë lehtësisht të pakësuar (normal apo 40% apo më tepër).

Nga këto rezultate është vënë re që konsuni i moderuar  i alkoolit mund të jetë më i nevojshëm për meshkujt me infarkt jo-anterior apo me funksion pak të ulur ventrikolar, por duhet shënuar që intervalet e konfidencës mbivendosen në këta nëngrupe.  Janë të nevojshme analiza të mëtejshme për të përcaktuar mundësinë e një konsumi të moderuar të alkoolit midis personave të prekur nga patologji të rënda kardiovaskolare.