Durrës, 8 mijë automjete të regjistruara gjatë vitit 2017

Drejtoria rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës gjatë analizës vjetore të punës ka evidentuar se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar për herë të parë rreth 8 mijë mjete, ndërsa janë kryer ndryshime pronësie në rreth 8500 mjete, janë ndryshuar 2162 targa dhe janë lëshuar rreth 19 mijë certifikata pronesie të mjeteve.

Plani i të ardhurave është realizuar në masën 99%. Krahasuar me një vit më parë ka pasur një ngritje të treguesve ekonomikë të të ardhurave.

Në të njëjtën ditë është zhvilluar edhe analiza vjetore e Drejtorisë së Targave dhe Shtypshkrimeve, një njësi drejtimi ekonomik dhe administrativ në varësi direkte të DPSHTRR, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e targave për mjetet rrugore, prodhimin e shtypshkrimeve që përdoren nga drejtoritë rajonale dhe prodhimin e lejes së re të drejtimit kombëtar.

Gjatë vitit 2017, nga muaji mars kur ka hyrë në funksionom modeli i ri i lejeve të drejtimit, Drejtoria e Targave dhe Shtypshkrimeve ka personalizuar rreth 120 mijë leje drejtimi për të gjithë vendin.