Djali i Fidel Kastros i jep fund jetës

Djali i Fidel Castros, Fidel Ángel Castro Díaz-Balart, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e kësaj të marte, në shtëpinë e tij në Havana të Kubës.

Mësohet se ai u flijua në moshën 68-vjeçare, në rrethana ende të paqarta.

I ndjeri ishte me profesion fizikant bërthamor, ndërsa prej disa muajsh kurohej prej depresionit.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se ka qenë pikërisht depresioni ai që e ka shtyrë drejt fundit fatal.

Castro Diaz-Balart ka lindur gjatë martesës së babait të tij me Mirta Diaz-Balart, vajzën e një politikani të shquar para revolucionit kubanez.

Kujtojmë se Fidel Kastro u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare, në vitin 2016, ndërjohë që spikati si një prej revolucionarëve dhe udhëheqësve politikë më jetëgjatë në botë.