Ditët Europiane të Trashëgimisë – Shqipëria me temën “Natyra, Trashëgimia, Edukimi”

“Ditët Europiane të Trashëgimisë” (Europian Heritage Days), është një nismë e hershme e vitit 1985 e Këshillit të Europës, e shndërruar në një aksion të përbashkët të gjithë aktorëve të trashëgimisë kulturore në vitin 1999.

Shqipëria është një nga vendet europiane, e cila përmes ministrisë së Kulturës si koordinatore e DET organizon aktivitete në të gjitha monumentet, parqet arkeologjike, muze e galeri në të gjithë vendin.

Si traditë, DET në Shqipëri zhvillohen para, gjatë dhe pas 29 Shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë. Kështu për këtë vit, në Shqipëri “Ditët Europiane të Trashëgimisë” do të  zhvillohen më 28, 29, 30 shtator-1 tetor  me temën : “Natyra, Trashëgimia, Edukimi”

Trashëgimia Kulturore, identiteti shqiptar që duhet ruajtur, mbrojtur dhe promovuar. Në kuadër të 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë.