Basha: TVSH për biznesin e vogël, do sjellë rritje çmimesh dhe mbyllje të biznesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi tregtarë të biznesit të vogël në zonën e Paskuqanit në kryeqytet, lidhur me projektin e qeverisë për përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së TVSH-së.

Tregtarët e vegjël me biznes kryesisht familjar, thanë se futja e tyre në skemën e TVSH-së do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje çmimesh, dhe pamundësi për të mbajtur akti​vitetin, pasi edhe me çmimet aktuale ata mezi ia dalin të mbyllin muajin.

Basha theksoi se ai dhe Partia Demokratike do të luftojnë që kjo çmenduri të mos ndodhë dhe kërkoi bashkimin e biznesit të vogël në këtë betejë.

Kreu i PD u shpjegoi dhe projektin e tij: “Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet biznes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSH-së pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentojë biznesi ”, tha Basha.