Avioni amerikan bombardon tankun rus në Siri, qindra viktima – video

Daily Mail ka publikuar me pamje momentin kur një avion luftarak amerikan ka shkatërruar një tank rus në Siri, pas dyshimeve se qindra mercenarë rusë po luftojnë në mënyrë të fshehtë në Siri.

Avioni amerikan shkatërroi tankun rus T-72 gjatë një bombardimi për të mbrojtur rebelët në Siri, duke vrarë kështu qindra mercenarë rusë.

Nëse kjo rezulton e vërtetë, do të ishte përplasja më e madhe mes forcave amerikane dhe ruse që nga Lufta e Ftohtë, dhe do të përshkallëzojë rritje tensionesh mes dy superfuqive të botës, shkruan Daily Mail.

Tanku rus ishte drejtuar për në zonën  Al Tabiyeh në momentin që u godit, raporton një zëdhënës i Pentagonit.  Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pas ushtria amerikane tha se koalicioni anti-xhihadist kishte kryer sulme për vetë-mbrojtje kundër forcave të Presidentit sirian Bashar al-Assad.