Shkolla e Policisë, formulari i aplikimit dhe datat e provimit me shkrim

Përgatiti Impakt - 03/01/2014
Kursante-te-Shkolles-Baze-se-Policise2

 

Procesi i Aplikimeve për Shkollën e Policisë do jetë i hapur deri më datë 20 Janar 2014

 

Procesi i aplikimit të kandidatëve të interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, do të jetë i hapur deri më datë 20 janar 2014. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë pranë të gjithë Drejtorive të Policisë në Qarqe.

 

Ndërkohë testimi me shkrim i aplikantëve, që plotësojnë kriteret për të ndjekur studimet në shkollën Bazë të Policisë, do të zhvillohet më datë 3 shkurt 2014.

 

 

Kriteret që duhet të përmbushë aplikanti për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” janë:

 

-          Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë.

 

-          Të ketë zotësi për të vepruar.

 

-          Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.

 

-          Të ketë mbaruar shkollën e mesme.

 

-          Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në shërbimin policor.

 

-          Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë.

 

-          Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B.

 

-          Nuk ka të drejtë të aplikojë për t’u pranuar në polici personi ndaj të cilit është marrë masa disiplinore e përjashtimit nga Policia e Shtetit ose e largimit nga shërbimi civil.

 

 

Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici:

 

-          Formularin e plotësuar të aplikimit, të përcaktuar nga struktura qendrore e personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

 

-          Fotokopje të pasaportës ose certifikatë lindjeje me fotografi.

 

-          Kopje origjinale ose fotokopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme.

 

-          Dëshmi penaliteti.

 

-          Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B e cila, për gjininë më pak të përfaqësuar, mund të paraqitet në një afat kohor deri në 12 muaj pas fillimit të shkollës bazë të policisë. Nëse aplikantët nuk e paraqesin këtë dokument brenda 12 muajve, lirohen nga Policia e Shtetit.

 

 

Strukturat e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe do t’u japin të gjithë aplikantëve informacionin e nevojshëm për procesin e testimit si: shembuj pyetjesh, udhëzimet e testimit me shkrim, si dhe sqarime mbi mënyrën e plotësimit të fletës së skantronit.

 

Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit dhe Menaxhimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë formularin:

Formulari pranimit Shkolla e Policisë