99 vjet Shqipëria republikë

Më 24.12.1924 – Shqipëria shpallet republikë: Ahmet Zogu hyri triumfalisht në Tiranë pas rrëzimit të Fan Nolit. Deri atëherë Shqipëria ishte principatë. 

Zogu i kërkoi parlamentit për të përcaktuar një sistem qeverisës. Parlamenti miratoi shpejt një kushtetutë të re, shpalli Shqipërinë republikë, dhe i dha Zogut kompetenca të pakufizuara. Kushtetuta parashikonte një republikë parlamentare me një president të fuqishëm si në krye të shtetit edhe të qeverisë.

Asambleja Kombëtare e zgjodhi Ahmet Zogun president për një mandat shtatë-vjeçar, dhe po kjo Asamble, me pak ndryshime kushtetore, e shpalli Zogun mbret më 1 shtator 1928.

Deri në vitin 1991, Zogu ishte i vetmi shqiptar që kishte mbajtur titullin “President i Repubikës”. Gjatë viteve të komunizmit Shqipëria kishte Kryetar të Presidiumit të Kuvendit Popullor.