40 Saranda nga Kosova, nisen për Sarandë

Bashkëkombasit tanë kosovarë edhe në ditët e sotme vazhdojnë të mbajnë traditën e vendosjes së emrave të qyteteve të Shqipërisë tek fëmijët.

Kjo dukuri ka bërë që ditë më parë, të takoheshin 15 femra me emrin Saranda në një nga lokalet e Prishtinës.

Mediat kosovare njoftojnë se pas kësaj iniciative ato janë bërë 40.

40 vajzat me emrin e njëjtë janë nisur sot për në qytetin e Sarandës, ku pritet të mbahet një aktivitet për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ky është një kuriozitet i rrallë që është parë në Kosovë ku mblidhen të gjithë me të njëjtin emër.