27 Janari Dita e Kujtesës

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit. Asambleja e Përgjithshme OKB-së e caktoi 27 Janarin, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪të Holokaustit. Kjo datë përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau, nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Të mbijetuar të Holokaustit, politikanë dhe udhëheqës fetarë e shënuan ditën e sotme me lutje solemne dhe me premtimet për të, që të mos lejojnë më kurrë përsëritjen e tragjedive të ngjashme.

Dita e Kujtesës është në shumë vende ditë feste, në kujtim të 27 janarit 1945, në kujtim të ditës kur ushtria sovjetike hyri në kampin e përqendrimit të Auschwitz, duke zbuluar një terror të vërtetë.

Dita e Kujtesës vjen në kujtim të Shoah, holokaustit ndaj popullit hebraik dhe kundër ligjit racial që i persekutonte.

Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për të shfarosjen e hebrenjve.

Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.